Flash News

E-TJERA

Qëllohet me armë pas sherrit për një vajzë mes dy grupeve në Tiranë, arrestohet i riu

Qëllohet me armë pas sherrit për një vajzë mes dy

Një konflikt është regjistruar rreth orës 3 të mesnatës në afërsi të spitalit Nënë Tereza, përballë një lokali. Mësohet se 2 grupe te rinjsh janë konfliktuar me njeri-tjetrin, ndërsa njeri prej tyre ka qëlluar me armë në ajër, por nuk është lënduar njeri.

Policia e Tiranës njoftoi se personi që qëlloi njëherë në ajër me armë zjarri u identifikua dhe u arrestua disa orë pas ngjarjes.

Dyshohet se sherri nisi për ngacmimin e një vajze. 

Njoftimi i policisë:

U konfliktua fizikisht me disa shtetas, dhe më pas qëlloi njëherë në ajër me armë zjarri, identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në Rrugën e Dibrës, kishte ndodhur një konflikt, gjatë të cilit një shtetas, kishte qëlluar në ajër me armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, brenda një kohe rekord, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë kapur dhe arrestuar shtetasin Xh. C., 37 vjeç.

Shtetasi Xh. C., rreth orës 03:00, së bashku me shtetasit F. Xh., A. Xh., M. K., dhe E. C., janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit K. K., V. Q., F. N., A. N., dhe gjatë konfliktit shtetasi Xh. C., ka qëlluar më armë zjarri në ajër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Të fundit