Flash News

E-TJERA

Qëllohet me armë zjarri 30-vjeçarja në aksin Muriqan-Shkodër

Qëllohet me armë zjarri 30-vjeçarja në aksin

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në aksin rrugor Muriqan-Shkodër.

Sipas policisë, një 34-vjeçar dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasen E. I., rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në aksin rrugor “Muriqan-Shkodër”, shtetasi E. P., 34 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasen E. I., rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar të këtij rasti. Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes“, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit