Flash News

E-TJERA

Qëllohet me armë zjarri 35-vjeçari në autostradën Tiranë-Durrës

Qëllohet me armë zjarri 35-vjeçari në autostradën

Një 35-vjeçar është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Durrës-Tiranë. 

Policia bën me dije se 35-vjeçari është konfliktuar verbalisht me dy vëllezër për një parakalim dhe më pas këta të fundit kanë hapur zjarr duke e lënë të plagosur. 

35-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë dy vëllezërit (Emiljano dhe Elton Domi) janë shpallur në kërkim. 

"Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 01:00 të datës 03.08.2025, në autostradën “Durrës-Tiranë”, ku u qëllua me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi L. Sh., 35 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasit E. D., 46 vjeç dhe E. D., 40 vjeç, vëllezës, të dy banues në fshatin Xhafzotaj.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se pasi janë konfliktuar verbalisht, me 35-vjeçarin, për parakalimin me automjet, vëllezërit kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte ai. Nga të shtënat u dëmtua 35-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën",- thuhet në njoftimin e Policisë. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Të fundit