Flash News

E-TJERA

Qëllohet me armë zjarri drejt një mjeti në ecje në aksin Elbasan-Peqin, u gjet i braktisur nga policia

Qëllohet me armë zjarri drejt një mjeti në ecje në

Një automjet tip BMW është qëlluar në ecje me armë zjarri në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Sipas të dhënave nga policia, mjeti në të cilin është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar, kishte targa të vjedhura në Durrës, në prill të vitit 2021.

Personat që kanë qenë në mjetin tip BMW, e kanë braktisur mjetin dhe janë larguar. Deri tani nuk raportohet për të lënduar.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:35, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti tip BMË, targat e të cilit rezultojnë të vjedhura në Durrës, në prill të vitit 2021.

Personat që kanë qenë në mjetin tip BMË, e kanë braktisur mjetin dhe janë larguar.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e personave të përshirë në këtë ngjarje.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Të fundit