Flash News

E-TJERA

Ishin jashtë shërbimit, qëllohet me armë zjarri makina e dy policëve në Vlorë

Ishin jashtë shërbimit, qëllohet me armë zjarri makina e dy

Qëllohet me armë zjarri një makinë në të cilën udhëtonin dy punonjës policie në Vlorë.
Sipas informacioneve nga policia, nga të shtënat nuk ka të lënduar.

Blutë e Vlorës sqarojnë se një person i paidentifikuar ka qëlluar nga një automjet në ecje drejt mjetit ku udhëtonin  A. B., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe N. M., me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, ndërsa kanë qenë jashtë shërbimit.

"Rreth orës 19:40, në lagjen “Partizani”, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se nga një automjet tip “Volksëagen”, një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi” me të cilin udhëtonin shtetasit A. B., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe N. M., me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.
Në momentin e ngjarjes, punonjësit e Policë kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat", njofton policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Të fundit