Flash News

E-TJERA

Qëllohet me plumb në kokë dhe gjoks, vritet shqiptari në Francë

Qëllohet me plumb në kokë dhe gjoks, vritet shqiptari në

Një person është ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Strasburg, Francë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:30 ë kryqëzimin e rrugës des Frères-Eberts me rrugën Livio, në sektorin Plaine-des-Bouchers, pjesa perëndimore e rrethit Meinau.

Mediat vendase raportojnë se viktima është një shqiptar rreth 60-vjeç. Ai është qëlluar dy herë, një plumb në kokë dhe një në gjoks. Ende nuk bëhet me dije identiteti i viktimës.

Dyshimet e para janë se shkaku i krimit ka qenë hakmarrja. Autori është në kërkim nga policia.

Të fundit