Flash News

E-TJERA

Qëllohet me thikë gruaja shqiptare në Londër, u sulmua sapo la fëmijët në shkollë

Qëllohet me thikë gruaja shqiptare në Londër, u sulmua sapo

Është goditur me thikë një grua shqiptare sot jashtë një shkolle fillore në Londër.

Sipas Daily Mail, pasi shqiptarja ka lënë fëmijët në shkollë, është ndjekur nga sulmuesi, i cili e ka kapur për fyti dhe e ka goditur disa herë me thikë. 

Dëshmitarët në vendngjarje thanë për DailyMail se e kanë dëgjuar gruan e plagosurën duke kërkuar ndihmë: "Më ndihmo, më ndihmo... po humbas gjak".


Policia e Bedfordshire konfirmoi se gruaja është dërguar në spital me plagë të rënda, ndërsa për ngjarjen e rëndë është arrestuar një burrë. 

Fqinjët kanë thanë se shqiptarja kishte pasur probleme me ish-bashkëshortin, i cili ishte paraqitur disa herë në adresën e saj, dhe së fundmi ishte bërë agresiv dhe i dhunshëm. 

Të fundit