Flash News

E-TJERA

Qëllohet për vdekje me armë zjarri shqiptari në Islandë, detajet nga mediat vendase

Qëllohet për vdekje me armë zjarri shqiptari në

Një shqiptar u qëllua për vdekje pranë shtëpisë së tij në zonën Rauðagerði të Reykjavík, raportojnë mediat vendase.

Një burrë rreth të dyzetave është arrestuar dhe u paraqit para Gjykatës së Rrethit Reykjavík mbrëmjen e djeshme. Ai u mbajt në paraburgim deri të Premten ndërsa policia heton të shtënat.

Viktima, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur, la gruan shtatzënë dhe një fëmijë të vogël, të cilët e prisnin në shtëpi në kohën kur u qëllua dhe banonte në Islandë.

Fqinjët e të ndjerit kanë raportuar se ata nuk dëgjuan asgjë natën e vrasjes dhe nuk e kuptuan se diçka kishte ndodhur derisa policia arriti në vendin e ngjarjes.

Sipas mediave, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të përfshirjes së viktimës në botën e krimit.

Të fundit