Flash News

E-TJERA

Qëllohet me armë zjarri në drejtim të automjetit të ish-deputetit në Kurbin, në kërkim autori

Qëllohet me armë zjarri në drejtim të automjetit tëPolicia e Kurbinit ka shpallur në kërkim një të ri në Fushë-Kuqe pasi akuzohet se ka shtënë me armë zjarri drejt një makine në Fushë-Kuqe.

Dyshohet se makina i përket ish-deputetit të PS Armando Prenga. Por, fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka të lënduar, njoftojnë blutë.

 Kurbin/Informacion paraprak

Shtetasi A. P., 49 vjeç, ka njofuar sallën operative të Komisariatit të Policisë Kurbin se në Fushë Kuqe, ndërkohë që qarkullonte me automjet, shtetasi F. I., 29 vjeç, kishte qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit të tij. Nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të dëmtuar. 

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kontrollet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit F. I., i cili është shpallur në kërkim, bashkë me automjetin tip “Benz” me të cilin është larguar.  

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

 

 

 

 

Të fundit