Flash News

E-TJERA

Qëlloi me armë fqinjin, arrestohet shqiptari në Itali

Qëlloi me armë fqinjin, arrestohet shqiptari në Itali

Një shqiptar është arrestuar në Itali pasi ka qëlluar me armë ndaj fqinjit të tij dhe ka sulmuar edhe familjen e atij.

Siç shkruajnë mediat italiane, mes shqiptarit 48 vjeçar dhe fqinjit egjiptian 56 vjeç kishte pasur disa herë sherre, por këtë herë gjithçka ka përfunduar me përdorimin e armëve.

Shqiptari kishte marrë një pistoletë në dorë dhe ka qëlluar disa herë ndaj fqinjit të tij. Egjiptiani është larguar me vrap nëpër rrugë, por kjo nuk e ka ndaluar emigrantin nga Shqipëria që ta ndjekë atë dhe të qëllojë me armë edhe në rrugë.

Pasi e ka plagosur, shqiptari ka shkuar tek banesa e fqinjit dhe ka tentuar të hapë derën.Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia që ka bërë rrethimin dhe më pas ndalimin e shqiptarit.Egjiptiani është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit