Flash News

E-TJERA

Qëlloi me armë në ajër dhe kërcënoi policët me pushkë, arrestohet i riu nga Durrësi

Qëlloi me armë në ajër dhe kërcënoi policët

Arrestohet një 24-vjeçar në Durrës pasi qëlloi me armë zjarri në ajër dhe kanosi punonjësit e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë, për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë", "Prishja e rendit dhe qetësisë publike" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", R. D., 24 vjeç, banues në Maminas.

Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi më datë 13.11.2020, rreth orës 20:00, pas një konflikti familjar, në vendin e quajtur “Liqeni i Karpenit, ka qëlluar në ajër me një armë zjarri pushkë, të cilën e dispononte me lejen e organeve kompetente.

Menjëherë në vendngjarje janë afruar shënimet e Policisë dhe pas thirrjes për dorëzim R. D. nuk i është bindur urdhrit të Policisë dhe me armën në dorë i ka kanosur ata.

Në vijim të veprimeve rezultoi se ky shtetas kishte drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.90 mg/l.

Të fundit