Flash News

E-TJERA

Qëlloi me armë në gjendje të dehur, arrestohet 34-vjeçari në Kamëz

Qëlloi me armë në gjendje të dehur, arrestohet

Një person është arrestuar nga policia në Kamëz, pasi akuzohet se qëlloi me armë zjarri në ajër nga automjeti dhe më pas e hodhi armën në një lumë.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, ndërsa u vu në pranga  M.P, 34 vjeç, banues në Bulqizë.

"Në gjendje të dehur, qëlloi me armë zjarri në ajër nga automjeti dhe më pas e hodhi armën në një lumë, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari. Vijojnë kontrollet e pandërprera për gjetjen e armës së zjarrit.Sekuestrohet automjeti në cilësinë e provës materiale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Xhorxh Bush” një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri nga mjeti me të cilin qarkullonte, menjeherë organizuan punën me qëllim kapjen dhe vënien në pranga të autorit të dyshuar.

Në vijim të veprimeve të shpejta dhe profesionale u kapja dhe arrestimi i shtetasit M.P, 34 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas dyshohet se në gjendje të dehur, ka qëlluar në ajër, me armë zjarri pistoletë, pas mesnatës, në rrugë, dhe më pas e ka hedhur në një lumë në Laknas. Nga të shtënat nuk ka patur dëmtime. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

Të fundit