Flash News

E-TJERA

Qëlloi me armë në një club në Tiranë, policia shpall zyrtarisht në kërkim Mir Pepën

Qëlloi me armë në një club në Tiranë, policia

Një incident ka ndodhur gjatë festimeve të ndërrimit të viteve në një club në rrugën “Liman Kaba”, ku Jetmir Pepa, 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Policia e Tiranës ka shpallur Pepën në kërkim, ndërsa në vendngjarje është sekuestruar një gëzhojë.

Ngjarja ka ndodhur më 1 janar 2025, rreth orës 04:30, gjatë një eventi muzikor ku performonte reperi Stresi dhe pritej të dilte në skenë këngëtarja Dafina Zeqiri. Sipas burimeve, incidenti nisi nga një debat verbal, pasi Pepa hodhi një cigare të pafikur në zonën “VIP”. Cigarja ra pranë një grupi të rinjsh që reaguan ashpër, duke e përplasur fizikisht situatën.

Në përshkallëzimin e konfliktit, Pepa nxori një armë dhe qëlloi në ajër, duke shkaktuar panik te qindra të rinj të pranishëm. Fatmirësisht nuk pati viktima, por autori u largua menjëherë nga vendngjarja.

Policia vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje dhe për kapjen e 33-vjeçarit, i cili ka një histori të gjatë me precedentë penalë. 

Në vitin 2020, Pepa u plagos pas një sherri banal në një lokal në zonën e Brrylit. Pepa është i njohur për lidhjet e tij me figura publike dhe më parë ka qenë në një marrëdhënie me motrën e Oriola Marashit, Xhulia Marashi.

Të fundit