Flash News

E-TJERA

Qëlloi me armë në Sarandë, arrestohet pas disa orësh 23-vjeçari. Çfarë i gjeti policia në shtëpi

Qëlloi me armë në Sarandë, arrestohet pas disa orësh

Policia Sarandë ka arrestuar në flagrancë një të ri i cili dje qëlloi në mënyrë të pavullnetshme me një pistoletë që e kishte pa leje.

Sipas policisë, K. Q., 23 vjeç, banues në lagjen nr. 1, Sarandë armën e kishte hedhur pas një pallati.

Pas kontrollit, në shtëpinë e të riut policia gjeti edhe lëndë narkotike të dyshuara kanabis dhe kokainë. 

“Gjatë kontrollit në zonën në të cilën tentoi të largohej me shpejtësi 23-vjeçari pasi braktisi automjetin, shërbimet e Policisë, pas disa orësh kërkime, bënë të mundur gjetjen e armës së zjarrit pistoletë, të cilën ky shtetas e kishte hedhur mbrapa një pallati, ndërkohë që po ndiqej nga shërbimet e Policisë.

Ditën e djeshme, 23-vjeçari shkaktoi panik në publik pasi kreu qitje të pavullnetshme me këtë armë zjarri ndërkohë që po qarkullonte me automjet. Pas ngjarjes, ai braktisi automjetin dhe tentoi të largohej, por u kap pas disa minutash ndjekjeje nga shërbimet e Policisë.

Në vijim të veprimeve, Policia ushtroi kontroll edhe në banesën e këtij shtetasi, ku u gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, një shumë parash dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin K. Q., 23 vjeç, banues në lagjen nr. 1, Sarandë”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Të fundit