Flash News

E-TJERA

Qëlloi me armë shefin e policisë në Malësi të Madhe, 19-vjeçari vetëdorëzohet në polici: Kam qenë i dehur

Qëlloi me armë shefin e policisë në Malësi të

Ilirjan Hasanaj, i cili qëlloi një ditë më parë shefin e policisë bashkiake në Malësi të Madhe, është vetëdorëzuar në polici dhe ka pranuar autorësinë e krimit.

Sipas Policisë, 19-vjeçari është rrëfyer se e ka qëlluar Mentor Hasanaj në mënyrë të pavetëdijshme dhe se ishte nën efektin e alkoolit.

Më tej ai ka dhënë një deklaratë të ndryshme nga babai i tij, teksa është shprehur se Mentor Hasanaj ka pasur një konflikt pronësie me të atin, ndaj dhe e ka qëlluar.

“Unë e kam qëlluar shtetasin Mentor Hasanaj, por e kam bërë pa paramendim. Nuk kam qenë i parapërgatitur për një gjë të tillë. Thjesht e kam parë duke kaluar në rruge dhe i jam venë mbrapa. Armën e kam patur me vetë sepse ka pasur disa kohë që e kisha dhe nuk është se e kam marrë atë ditë. I jam venë mbrapa dhe e kam qëlluar por në ato momente kam qenë disi nën ndikimin e alkoolit. Thjesht e kam parë rastësisht teksa kalonte me makine dhe e kam ndjekur në atë moment. Arsyeja e plagosjes lidhet me një problem pronësie tonën. Është një konflikt i vjetër pronësie mes nesh dhe unë kete histori e kam dëgjuar nga babai dhe kur e kam parë në atë moment duke qenë edhe i alkoolizuar e kam ndjekur dhe e kam qëlluar por nuk kam pasur një plan të përgatitur. Duke qene drejtor me erdhi në mendje se mund te na pengonte tek pronësia, por çdo gjë ka qene ne atë moment”, ka thënë 19-vjeçari.

Gjithashtu ai ka përjashtuar përfshirjen e kushëririt në këtë histori, teksa shprehet se është penduar për ngjarjen.

“Ndërsa kushëriri im nuk ka patur asnjë ide se çfarë kam bere unë, por thjesht e kam thirrur duke i thëne qe te me merrte sepse kisha nevoje por pa i treguar arsyen. Ai nuk ka qene aspak ne dijeni te plagosjes. Unë jam penduar maksimalisht për çfarë kam bere dhe për ketë fakt edhe jam vetdorëzuar ne polici. Fillimisht kam qene i tronditur dhe kisha frike, por tani e kam kuptuar dhe jam shume i penduar ndaj kam ardhur qe ta pranoj çfarë kam bere”, ka rrëfyer ai.

Të fundit