Flash News

E-TJERA

Qëlloi me kallashnikov drejt 4 personave, merr fund arratia pas 4 vitesh për Spartak Çelën

Qëlloi me kallashnikov drejt 4 personave, merr fund arratia pas 4 vitesh

Është vënë në pranga Spartak Çela, i cili ishte në kërkim prej 4 vitesh.

Çela kërkohej nga autoritetet pasi në një lokal në Velçan të Mokrës qëlloi me kallashnikov drejt disa personave.

Disa muaj më parë, Çela kërcënoi punonjësit e taskforcës së ndihmës ekonomike.

Në të dyja rastet Çela ka qenë në kërkim nga policia ndërkohë arrestimi tij është kryer në fshatin Velçan të Pogradecit, pasi nga burime operative është informuar që i shpalluri në kërkim u kthye në banesën e tij.

Të fundit