Flash News

E-TJERA

Qëlloi me kallashnikov dy policë në 2022-shin, ekstradohet nga Parisi 37 vjeçari

Qëlloi me kallashnikov dy policë në 2022-shin, ekstradohet nga

 Është ekstraduar nga Franca Shpëtim Kraja  37 vjeç nga Shkodra pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ai akuzohet se në vitin 2022, qëlloi me kallashnikov në drejtim të 2 punonjësve të Policisë, të cilët i dhanë urdhër ndalimi, pasi lëvizte me automjet të vjedhur, ekstradohet nga Parisi, 37-vjeçari.

Sipas policisë, ai akuzohet nga Gjykata e Kurbinit edhe për kryerjen e 5 vjedhjeve të tjera.

"Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës, me homologët në Francë, është finalizuar procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit të arrestuar në Francë, Shpëtim Kraja  37 vjeç, i lindur në Shkodër.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2022, Gjykata e Kurbinit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, si dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi Sh. K., më datë 14.01.2022, në fshatin Arrameras, ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, në drejtim të 2 punonjësve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, Tiranë, të cilët i dhanë urdhër ndalimi, pasi 37-vjeçari lëvizte së bashku me 2 shtetas të tjerë, me një automjet tip “Benz”, të vjedhur në Vorë.

37-vjeçari akuzohet gjithashtu si bashkëpunëtor për kryerjen e 5 vjedhjeve të tjera", njofton policia. 

Të fundit