Flash News

E-TJERA

Qëlloi për vdekje shqiptarin, dënohet me burg përjetë 30-vjeçari në Gjermani

Qëlloi për vdekje shqiptarin, dënohet me burg përjetë

Në janar të këtij viti, një 30-vjeçar qëlloi me armë të dashurin e ish-partneres së tij në rrugë në Freiburg-Betzenhausen. Viktima ishte një 31-vjeçar shqiptar nga Kosova.

30-vjeçari u dënua me burgim të përjetshëm dhe në seancën gjyqësore të pranishëm ishin edhe të afërm të viktimës, të cilët duartrokitën vendimin e gjykatës.

Teksa gjykatësi dha vendimin, 30-vjeçari uli kokën në heshtje dhe nuk reagoi.

Ngjarja ndodhur përballë banesës së ish-partneres së tij në Freiburg. I dënuari ka shkuar me makinë në banesën e ish-partneres së tij dhe partnerit të saj të ri. Ai donte të shihte vajzën tetëvjeçare që kishte nga martesa me ish-partneren.

Pasi ka mbërritur në banesë, bashkë me vajzën ka dalë edhe ish-partnerja e tij, pasi 8-vjeçarja nuk dëshironte të kishte kontakte me të atin. Ndërkohë 31-vjeçari shqiptar ka tentuar ta largojë autorin në momentin kur ky i fundit nxori armën dhe qëlloi viktimën.

Të fundit