Flash News

E-TJERA

Qëllonte me armë në lagje duke krijuar panik te banorët, arrestohet 63-vjeçari në Mallakastër, ç’i gjeti në shtëpi policia pas kontrollit

Qëllonte me armë në lagje duke krijuar panik te banorët,

Është vënë në pranga një 63-vjeçar në Mallakastër pasi ka shkaktuar frikë dhe panik te banorët e lagjes “5 shkurti”, teksa qëllonte me armë zjarri.

Pas ndërhyrjes nga policia është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i D. K., 63 vjeç.

Sipas policisë, kur ky person ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të hedhë armën dhe të largohet, por është kapur dhe prangosur nga shërbimet e Policisë, të cilët i kanë sekuestruar edhe armën e zjarrit kallashnikov.

Gjatë kontrollit të banesës së 63-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1245 fishekë, tre krehra, një ndezës mekanik, granatë ofensive, një shkop gome, një thike me teh të gjatë, një dorezë hekuri, një dorezë me sferë hekuri goditëse, barut për armë gjahu, një radio si ato të Policisë dhe 485 kg duhan i grirë, pa dokument blerjeje

Po në vijim të kontrollit të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë kanë ushtruar kontroll në fshatin Tërbuf, Divjakë, ku kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë J. Rr., 25 vjeç.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë Divjakë i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë, 2 krëhra dhe 38 fishekë.

Materialet procedurale do t'i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të fundit