Flash News

E-TJERA

Qëllonte me armë zjarri në ajër, arrestohet polici në Tiranë; çfarë iu gjet pas kontrollit në banesë

Qëllonte me armë zjarri në ajër, arrestohet polici në               

Arrestohet një efektiv polici në Tiranë.

Sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore T.B 47 vjeç, me detyrë Patrullë e Përgjithshme, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 1,  dyshohet se qëllonte me armët e zjarrit në ajër, në kohë të ndryshme.

Po ashtu, pas kontrollit në banesën, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri automatike dhe një sasi fishekësh.

Në vijim të hetimeve të procedimit penal të vitit 2022, regjistruar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve” si edhe “Prishja e qetësisë publike”, në ngarkim të 47-vjeçarit T.B., punonjës policie me detyrë Patrullë e Përgjithshme, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 1, Tiranë, u krye ekzekutimi i vendimit të Gjykatës për kontrollin e banesës së tij.

Nga kontrolli u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri automatike dhe një sasi fishekësh.

Efektivi dyshohet se qëllonte me armët e zjarrit në ajër, në kohë të ndryshme. Për të provuar këto dyshime, AMP zhvilloi disa javë hetime.

Nën drejtimin e Prokurorisë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë, për dy vepra penale”, njofton Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

               

 

Të fundit