All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

"Qëllova nga makina", Henrik Hoxhaj dëshmon atentatin ndaj Dorian Shkozës

All - Paragraf - 1

"Qëllova nga makina", Henrik Hoxhaj dëshmon atentatin ndaj

Në Gjykatën e Posaçme këtë të martë po zhvillohet seanca për dosjen “Plumbi i Artë”, ku po dëshmon Henrik Hoxhaj, i cili fillimisht kishte statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, por më pas ky status iu hoq nga SPAK.

All - Paragraf - 3

Hoxhaj deklaroi se është njohur me Nuredin Dumanin në vitin 2020, në ditëlindjen e Festim Qolit, ku sipas tij u shkëmbyen numrat e telefonit dhe më pas u takuan disa herë. Ai tha se komunikimi mes tyre mund të ketë ndodhur edhe përmes telefonave të enkriptuar.

“Njihem me Nuredin Dumanin. Jam njohur në ditëlindjen e Festim Qolit në vitin 2020. Kemi shkëmbyer numrat e telefonit dhe disa muaj më vonë u takuam sërish. Nuredini ishte i interesuar për të më takuar,” – deklaroi Hoxhaj.

Sipas dëshmisë së tij, bisedat me Dumani kanë përfshirë vrasje me pagesë, ku Hoxhaj pranoi se kishte pranuar të marrë pjesë. Ai tha se Nuredini i kishte përmendur dy vrasje që do të kryheshin në Durrës, si dhe vrasjen e Dorian Shkozës, për të cilën kishte propozuar një pagesë prej 70 mijë eurosh.

“Diskutuam për vrasjen e Dorian Shkozës. Do kryhej kundrejt pagesës. Në fillim propozoi 70 mijë euro. Mjetet dhe armët i siguroi Nuredini. Shofer ishte Elio Bitri, nga Elbasani,” – rrëfeu Hoxhaj.

Ai përshkroi edhe momentin e ngjarjes: ata shkuan në Durrës me një makinë të zezë, ku Hoxhaj qëlloi nga makina dhe Elio Bitri përdori gjithashtu armën e tij.

“Qëllova nga brenda makinës. Njëri ngeli në vend. Doriani u rrëzua pak më tutje. I thashë: a ti je Doriani? Më tha jo. Pyeta Elion: a ky është? Më tha po, dhe e godita. Një të goditi edhe Elio,” – tregoi Hoxhaj.

Pas ngjarjes, Hoxhaj tha se janë larguar menjëherë dhe makina tjetër është djegur në Bishti i Zhurit, ndërsa Nuredin Dumani i ka ndjekur pas dhe ka parë gjithçka. Për pagesën, ai pranoi se mori 35 mijë euro nga 70 mijë të përmendura, ndërsa nuk dihet sa mori Elio.

“Pagesën e mora. 70 mijë eurot u ndanë mes meje dhe Elios. Unë mora 35 mijë euro. Nuk e di sa i dha Elios,” – deklaroi Hoxhaj.

Ai shtoi se pas ngjarjes ka jetuar në Tiranë dhe nuk ka qenë i fshehur.

Të fundit