Flash News

E-TJERA

Qëlluan me armë zjarri drejt një automjeti, arrestohet komisari, shpallet në kërkim djali i tij

Qëlluan me armë zjarri drejt një automjeti, arrestohet komisari,

Një efektiv policie në Durrës është arrestuar pasi qëlloi me armë zjarri, bashkë me djalin e tij, në drejtim të një automjeti.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njofton se nënkomisari K. Gj., dhe djali i tij D. Gj., 24 vjeç qëlluan ditën e djeshme në drejtim të mjetit ku udhëtonte shtetasi K. K., 29 vjeç, në lagjen nr. 2 në Kavajë. Nga ngjarja nuk pati të lënduar.

Policia ka shpallur në kërkim djalin e efektivit.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë N/Komisar K. GJ., me detyrë specialist në seksionin e shërbimeve ndaj të tretëve në DVP Durrës, si edhe shpalli në kërkim shtetasin D. GJ., si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje e mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Arrestimi i N/komisar K. GJ. u krye pasi nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake ka rezultuar se në bashkëpunim me shtetasin D. GJ., 24 vjeç (djali i tij), më datë 08.02.2024, rreth orës 13:25, në lagjen Nr.2 të qytetit të Kavajës, janë konfliktuar për motive të dobëta dhe kanë qëlluar me armë ndaj automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi K. K., 29 vjeç. Nga kjo ngjarje nuk ka patur të lënduar.

Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës”, thuhet në njoftim.

Të fundit