Flash News

E-TJERA

Qëlluan me armë zjarri drejt një banese në Mamurras, shpallen në kërkim dy autorët

Qëlluan me armë zjarri drejt një banese në Mamurras,

Mbrëmjen e sotme në qytetin e Mamurrasit ndodhi një ngjarje e rëndë ku është qëlluar me armë zjarri drejt një banese.

Policia njofton se dy djem janë konfliktuar me një tjetër person dhe më pas kanë gjuajtur në drejtim tëë banesës së tij me armë. Autorët janë dy 18 vjeçarë me emrat Pulor Noka  dhe Romario Gjoni, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia.

Konflikti mësohet se ka nisur për shkak se dy të rinjtë kanë kaluar me makinën e tyre pranë banesës së shtetasit Shtjefen Ndreka, i cili është konfliktuar verbalisht me ta duke u thënë të mos xhirojnë gomat e makinës, konflikt pas të cilit dy adoleshentët janë kthyer dhe kanë qëlluar me armë drejt banesës së tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kanosën me armë zjarri, një shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, Policia e Kurbinit identifikon dhe shpall në kërkim 2 autorët e dyshuar.

Rreth orës 19:00, në lagjen “Demokracia”, Mamurras, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasit P. N. dhe R. Gj., banues në Mamurras, kanë kanosur shtetasin Sh. N., duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë Kurbin kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe Forcat Operacionale të DVP Lezhë dhe FNSH Shkodër.

Janë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, me qëllim zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Të fundit