Flash News

E-TJERA

Qëlluan me rreth 100 plumba, policia zbardh ngjarjen në Malësi të Madhe

Qëlluan me rreth 100 plumba, policia zbardh ngjarjen në Malësi

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në fshatin Gruemirë në Malësi të Madhe, ku dy persona hapën zjarr duke qëlluar me rreth 100 plumba.

Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim dy autorët, E. V., 22 vjeç, dhe R. Z(P)., 27 vjeç, të cilët qëlluan fillimisht mbi kamerat e sigurisë së familjes Kurtaj. Pasi janë kthyer tre personat e familjes Kurtaj kanë tentuar t’i ndalin për t’i pyetur se përse qëlluan kamerat e sigurisë, por dy të rinjtë kanë vijuar rrugën.

Gjatë ndjekjes nga tre personat e familjes Kurtaj, e cila zgjati 10 minuta, ata kanë të qëlluar me automatik kallashnikov me rreth 100 plumba.

Dyshohet se dy të rinjtë kishin shkuar për të vjedhur, por pasi u diktuan, ngjarja mori një tjetër rrjedhë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të ngjarjes së ndodhur në fshatin Gruemirë, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe si rezultat i veprimeve të shpejta u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e tyre.

U shpallën në kërkim shtetasit E. V., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri dhe R. Z(P)., 27 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër;

Nga veprimet paraprake rezulton se dy shtetasit e mësipërm dyshohet se kishin shkuar për të vjedhur në fshatin Gruemirë por janë diktuar nga tre shtetas banorë të fshatit e të cilët këta dy shtetas kanë debatuar dhe më pas gjatë largimit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre.”– njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

Të fundit