Flash News

E-TJERA

Qendrat e pritjes së refugjatëve në Shqipëri, mes kritikave të ashpra nga BE dhe organizatat ndërkombëtare

Qendrat e pritjes së refugjatëve në Shqipëri, mes kritikave

Qendrat e pritjes së refugjatëve në Shqipëri janë përfunduar dhe pritet të nisin funksionimin, por projekti italo-shqiptar ka hasur në kundërshtime të forta nga disa shtete të BE-së dhe organizata të të drejtave të njeriut. 

Sipas ARD modeli, që synon të strehojë refugjatët e kapur në Mesdhe nga Italia, është mbështetur nga Hungaria, por kritikohet si një zgjidhje që bie ndesh me të drejtat themelore. 

ARD

Pas disa muajsh vonesë, qendrat italiane të pritjes së emigrantëve në Shqipëri tashmë mund të nisin punën e tyre.

“Të dy qendrat janë gati dhe funksionale që nga sot”, tha ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Buçi, gjatë një vizite te objektet.

Megjithatë, është e paqartë se kur do të mbërrijnë refugjatët e parë atje.

Qendrat do presin personat që kapen nga autoritetet italiane në det të hapur.

Sipas qeverisë italiane, çdo vit në këto qendra mund të strehohen dhjetëra mijëra njerëz.

Italia planifikon të sjellë fillimisht emigrantët në kampin në portin e Shëngjinit të Adriatikut për një kontroll fillestar. Më pas ata do vendosen në kampin kryesor në Gjadër.

Qeveria italiane synon të shqyrtojë atje kërkesat e tyre për azil. Emigrantët e klasifikuar si të pambrojtur, veçanërisht gratë dhe fëmijët, nuk do të akomodohen në kampe, por do të vazhdojnë të sillen në Itali.

Azilantët duhet të lejohen të hyjnë në Itali vetëm nëse u miratohet kërkesa. Nëse një kërkesë refuzohet, dëbimet, sipas planeve, duhet të kryhen direkt deportimet nga Shqipëria, pasi kështu do kryhen më shpejt.

Organizatat e të drejtave të njeriut e kritikojnë ashpër këtë projekt.

Italia është një nga vendet veçanërisht të prekura nga lëvizja e refugjatëve nga Afrika në Evropë përmes Mesdheut.

Kryeministrja Giorgia Meloni erdhi në detyrë në vjeshtën e vitit 2022 me një premtim për të frenuar migrimin në Itali.

Pothuajse një vit më parë, Meloni dhe homologu i saj shqiptar Edi Rama ranë dakord për ngritjen e qendrave - fillimisht për pesë vjet me një financim prej 670 milionë euro.

Italia dhe Hungaria kanë propozuar shtrirjen e modelit në të gjithë BE-në dhe ngritjen e të ashtuquajturave "qendra riatdhesimi", ku emigrantët duhet të kthehen në vendet jashtë BE-së pa të drejtë qëndrimi.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, u shpreh pro marrëveshjes italo-shqiptare vitin e kaluar. Shtetet e tjera të BE-së nuk e shohin këtë model si të përshtatshëm.

Të fundit