Flash News

E-TJERA

Qëndresa Qytetare shkresë KQZ-së: Ndaloni mitingun e Ramës me punonjësit e Bashkisë së Tiranës

Qëndresa Qytetare shkresë KQZ-së: Ndaloni mitingun e Ramës

Qëndresa Qytetarë i është drejtuar me një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku i ka kërkuar të ndalojë mitingun që do të mbajë kryeministri Edi Rama me punonjësit e Bashkisë së Tiranës.

Sipas Qëndresës Qytetare, takimi që Rama ka njoftuar me administratën e bashkisë është në kundërshtim me kodin elektoral.

Ata shprehen se në kushtet kur veprimtaria edhe pse prezantohet si një aktivitet me karakter publik, që organizohet nga Kryeministri dhe që zhvillohet në periudhën 4 mujore të parashikuar nga Kodi Zgjedhor nuk është raportuar në KQZ, dhe "de fakto" përbën shkelje zgjedhore.

Qëndresa Qytetare kërkon që KQZ që të mos lejojë organizimin e këtij takimi që është hapur keqpërdorim i administratës.

Qëndresa Qytetare shkresë KQZ-së: Ndaloni mitingun e Ramës Qëndresa Qytetare shkresë KQZ-së: Ndaloni mitingun e Ramës

Të fundit