Flash News

E-TJERA

Qëndrimi i Holandës për negociatat/ Beqja "hyn mik te drejtoresha": Të lutem, thuaj një fjalë të mirë!

Qëndrimi i Holandës për negociatat/ Beqja "hyn mik te

Gjatë komisionit të sotëm të Veprimtarisë Prodhuese, ku u miratua projektligji për Censin e Popullsisë dhe të Banesave, deputeti Ilir Beqja nuk i ka kursyer batutat me kolegët e tij.

Kur drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli tha se vendi ynë do të merrte asistencë për censet nga ekspertë të huaj, kryesisht nga Holanda, ndërhyri Beqja.

Ky i fundit me batutë i kërkoi Dhulit, të ndikonte që Hollanda të jepte përgjigje pozitive për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Elsa Dhuli: Asistenca teknike drejtohet nga një ekspert për censet nga një prej vendeve më të zhvilluara europiane, Holanda.

Ilir Beqja: Drejtoreshë të lutem, ky team-lideri është këto ditë në Shqipëri? Foli një fjalë të mirë të ndikojë tek shteti i tij që të japë mendim të mirë për negociatat.

Të fundit