Flash News

E-TJERA

Qëndrimi i Ramës për vaksinën ruse, Ngjela: Nuk e kontrollojmë dot Rusinë e Noc Rrokun e spitaleve tona

Qëndrimi i Ramës për vaksinën ruse, Ngjela: Nuk e

Qëndrimi i kryeministrit Edi Rama lidhur me vaksinën ruse dhe kineze për Covid-19 ka ngjallur debate.

Avokati Spartak Ngjela tha në Open se ky ishte një vendim i drejtë i Ramës, pasi Rusia është një shtet i madh dhe vendi ynë, siç tha ai nuk i ka kapacitet ta kontrollojë.

Duhet të kuptojmë se ç’është kryeministri këtu, ka përgjegjësi, ndaj aktit të vet. Se detyrojmë dot të mbajë përgjegjësi me kërkesën tonën, ka përgjegjësi për shëndetin dhe stabilitetin e vendit.

Ai foli normal, kur ta pranojë BE, shumë mirë , se ne nuk kemi kapacitete të kontrollojmë Rusinë, s’kemi laboratorë që të bëjmë verifikime, më cfarë do e kontrollojmë ne me Noc Rrokun e spitaleve tona.

Ne s’kemi marrëdhënie të mira me Rusinë, madje ai duhet të thoshte që s’e marrim dhe pikë. Kush do e mbajë përgjegjësinë? Ta kuptojmë tani se ç’do të thotë shtet, akti kryeministror ka përgjegjësi të madhe.

Rama mua më duket shumë i qartë, se e tha BE nuk e ka pranuar në mënyrë shkencore”, tha Ngjela .

Kujtojmë se Rama u shpreh se nëse BE do të ndryshojë qëndrim ndaj vaksinës ruse, atëherë edhe Shqipëria do ta rishikojë qasjen e saj.

Të fundit