Flash News

E-TJERA

Qëndrimi ndaj situatës në Kosovë, paralajmërohet protestë nesër para Kryeministrisë

Qëndrimi ndaj situatës në Kosovë, paralajmërohet

Pas draft propozimit të kryeministrit EdI Rama dhe qëndrimit që ai mban ndaj Kosovës, janë cënuar marrëdhenien mes dy shteteve.

Kjo ka bërë që në vendin tonë të thirret një protestë para godinës së Kryeministrisë.

Posteri me thirrjen “Dje, sot, nesër, përjetë bashkë”, paralajmëron një tubim për ditën e nesërme në orën 19:00.

Besohet se shkak për thirrjen kanë qenë deklaratat e kryeministrit Rama në lidhje me situatën në Kosovë, të cilat janë kritikuar si jo në të njëjtën linjë me Prishtinën.

Kujtojmë që situata në Kosovë është agravuar akoma dhe më dshumë më rrëmbimin e tre policëve nga ana e serbëve ditën e djeshme.

Qëndrimi ndaj situatës në Kosovë, paralajmërohet

Të fundit