Flash News

E-TJERA

Qëndroi për 24 orë i gjallë por nuk ia doli dot, del ekspertiza paraprake e Arjan Salës

Qëndroi për 24 orë i gjallë por nuk ia doli dot, del

Pas tre ditë kërkimesh në magazinën e shkrumbuar të “Casa Italia-s”, zjarrfikësit arritën të nxjerrin trupin e pajetë të 32-vjeçarit Arjan Sala, i cili hyri për të shpëtuar të tjerët dhe mbeti vetë i vdekur mes flakëve.

Sipas ekspertizës së parë paraprake, zjarri është ndezur për shkak të një shkëndije elektrike në kabllin e një llambe neoni dhe më pas zjarri ka rënë në disa rroba sintetike duke u përhapur kështu flakët.

Zjarri është konstatuar nga punonjësit e magazinës, të cilët po shkarkonin një kamion. Ndonëse ata kanë ndërhyrë me fikse dore për të fikur zjarrin, për shkak të materialeve të djegshme plastike vatra është riaktivizuar me i fuqishëm ku edhe ndërhyrja e zjarrfikësve ishte e vështirë.

I riu Arjan Sala ishte i pari që hyri në brendësi të magazinës për të shuar flakët dhe tentoi të dilte nga dera e emergjencës, mirëpo errësira dhe tymi e penguan, ndaj ai u rrëzua dhe e pati të pamundur të dilte që aty, duke mbetur fatkeqësisht i vdekur.

Paralelisht me dokumentimin e shkakut të zjarrit po hetohet nga ana e policisë dhe prokurorisë edhe për shkaqet e vdekjes se 33-vjeçarit Arjan Sala.

Ekspertiza paraprake zbuloi se Sala ka qëndruar rreth 24 orë gjallë, por më pas nuk ia ka dalë dot më. Trupi i tij u nxor me vonesë, ndërsa ai u përcoll dje nga familjarët në banesën e fundit.

Të fundit