Flash News

E-TJERA

Qëndroi ulur gjatë ceremonisë, përse kërkoi karrige Angela Merkel

Qëndroi ulur gjatë ceremonisë, përse kërkoi karrige

Kancelarja Angela Merkel qëndroi ulur në karrige, teksa orkestra luante në versionin instrumental të dy himneve. Në media po qarkullon lajmi se kjo ka qenë vetë kërkesë e Merkelit, e cila është pranuar nga kryeministri Rama, i cili qëndroi dhe vetë i ulur.

Kjo "thyerje" e protokollit erdhi për shkak të problemeve shëndetësore të kancelares, e cila e kishte të pamundur të qëndronte gjatë në këmbë.

Ndërkohë ka përfunduar takimi mes saj dhe Ramës, si dhe i delegacioneve. Merkel tashmë do të takohet me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor. Në orën 14.35 ajo do të zhvillojë konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama.

 

Të fundit