Flash News

E-TJERA

Qershori muaji i “mega-tenderave” të infrastrukturës, 8.5 miliardë lekë për rehabilitimin e rrugëve

Qershori muaji i “mega-tenderave” të infrastrukturës, 8.5

Muaji qershor ka rezultuar si muaji më ‘i favorshëm’ për çeljen e fondeve për investimet publike.

Të dhënat e Agjencisë së Prokurimeve Publike tregojnë se vetëm në qershor të këtij viti, janë shpallur 37 tenderë të mëdhenj për projekte rehabilitimi në zona të ndryshme të vendit, me në fokus zhvillimin turistik dhe atë ekonomik.

Në total vlera e tenderave arrin në 8.5 miliardë lekë. Në listë, janë edhe tenderat për rehabilitimin e fshatrave të cilësuara me potencial turistik me një projekt të ndarë në 4 lote, ku secili ka vlerën 187 milionë lekë.

Tenderi me vlerën më të madhe është ai për ndërhyrjen në rrugë dhe nyjë lidhëse rajonale dhe lokale, me vlerë 575 milionë lekë. Projekti në fjalë parashikon ndërhyrje dhe rehabilitimin në akset rrugore në Dibër, Përmet, Krujë, Lezhë etj.

Po ashtu një tjetër tender i shpallur në qershor është edhe ai për ndërtimin e Lungomares së Durrësit, me vlerë 416 milionë lekë projekt të cilit do t’i bashkëngjitet edhe projekti për Portin e ri të Durrësit.

Tendera me vlerën mbi 300 milionë lekë janë rreth 16.

Të fundit