Flash News

E-TJERA

Qeveria akordon fond për zhvillimin e sportit, zero financim për skuadrat private

Qeveria akordon fond për zhvillimin e sportit, zero financim për

Qeveria shqiptare akordoi një fond të posaçëm për zhvillimin e sportit. Në fokus, do të jenë kryesisht programet për zhvillimin e sportit në shkolla, shtimin e fushave të gjelbra dhe palestrave me qëllim nxitjen e të rinjve për t’u bërë pjesë e aktiviteteve sportive.

Por siç duket pjesë e këtij financimi nga ana e qeverisë nuk do të jenë skuadrat private të futbollit. Në fjalën e tij, kryeministri Rama kritikoi kryebashkiakët  e vendit, duke iu kërkuar të mos financojnë skuadra private dhe t’i japin lekët për huliganizëm dhe evazion fiskal.

"Ky është një organizim shumë më profesional, efikas shumë më masiv dhe shumë më tepër impakt në jetën e komunitetin. Janë 2 programe me 3 komponentët, Programi kombëtar i sporteve në shkollë dhe ai i zejeve ku përfshihet edhe teknologjia që synojnë të adresojnë problemin e madh shoqërorë, ku për fëmijët dhe të rinjtë nuk ka thuajse fare aktivitet të organizuar në vijimësi që të kenë një hapësirë edukimi, që ndihmon për mirë zhvillimin e tyre, rritjen dhe zhvillimin e talenteve të tyre. Përqendrimi i fëmijëve është gjithnjë më i madh te elektronika dhe i munguar në pjesë të tjera më të rëndësishme. Synimi është të ndërtojmë skuadrat në çdo shkollë 9-vjeçare, gjimnaz, universitet dhe të krijojmë dhe kompeticonet sportive në nivel qarku dhe kombëtar. E papranueshme që ende pas 1 muaji pjesa më e madh e bashkive nuk japin përgjigje për disa kërkesa shumë elementare për të pasur dijeni mbi terren që janë në dispozicion. Duhet të financoni sportin për të gjithë, jo të financoni skuadra futbolli pronarësh privatë ku ju vetë hidhni lekë e nuk merrni pas asgjë, veç shumë herë turpit të sportit dhe bashkisë, imazhe që marri dhe rrugën e botës siç ndodh rëndomë. Nuk mund të stimulohet huliganizmi, rrugaçëria me paratë e taksapaguesve. Ky është një gjynah i madh që duhet të mbarojë. Jo jep lekë për evazion fiskal të klubeve të futbollit dhe kampionate që nuk i duhen askujt në gjendjen ku janë", tha Rama.

Të fundit