Flash News

E-TJERA

Qeveria bën gati planin e shkurtimeve për energjinë elektrike, Rama: Qytetarët të kursejnë

Qeveria bën gati planin e shkurtimeve për energjinë elektrike,

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në takimin dy ditor me kryebashkiakët e 61 bashkive të vendit lidhur me bilancin e qeverisjes vendore.

Nga Pogradeci Rama njoftoi se qeveria ka bërë një plan shkurtimesh lidhur me furnizimin me energji elektrike. Rama kërkoi që njerëzit të kursejnë teksa thirrja iu drejtua edhe bashkive.

Duke iu drejtuar kryebashkiakëve, Rama tha se institucionet e qeverisjes vendore nuk kursejnë sepse faturat që mbërrijnë në adcresë të tyre nuk janë reale.

“Gjermania po heq ujin e ngrohtë nga shkolla. Gjermania, vendi më i fuqishëm i Europës të paktën. Atëherë kur Gjermania heq ujin e ngrohtë dhe ka hyrë tani gjithë sistemi politik gjerman në një garë se kush gjen idetë për të shkurtuar dhe për t’u mbrojtur, parafytyro vendet e tjera. Flasim edhe deri për shkurtime tërësore të orëve të furnizimit me energji. Gjermania! Ne e kemi bërë këtë plan, por është plan emergjence. Nuk është sot. Gjëja që njerëzit duhet të kuptojnë që duhet të fillojnë të kursejnë. Për çfarë arsye duhet të jenë ndezur dritat tani në këtë hotel. Sepse pronarit këtu nuk i vjen fatura e merituar, se po t’i vinte fatura edhe librat do i lexonte me neonin e rrugës në darkë. Kjo është gjëja me të cilën duhet të merremi. Edhe ju duhet të përfshiheni në këtë gjë. Jo vetëm kur kërkoni dopio ura, kuptoni që vizioni është i duhuri, por momenti nuk është i duhuri, por edhe që njerëzit të kuptojnë dhe sensibilizohen. Që nga bashkitë.  E keni parë energjinë elektrike nëpër bashki? S’po them bëjeni si unë që gjëmoj çelësat për të mbyllur dritat në Kryeministrit edhe kur nuk ka krizë energjetike. Disa gjëra duhet të bëhen dhe ky mentalitet i të jetuarit në një moment të vështirë duhet të kultivohet pak në këtë fazë, që të bëjmë çfarë të mundemi. Jo se duke mbyllur dritat nëpër institucione ka ndonjë ndikim fatal në konsumin e përgjithshëm”, u shpreh Rama.

Të fundit