Flash News

E-TJERA

“Kartele dhe monopol”/ Çmimi i karburanteve rritet në nivele historike, kërkohet ngritja e Komisionit Hetimor

“Kartele dhe monopol”/ Çmimi i karburanteve rritet në

Çmimi i karburantit është shtrenjtur ndjeshëm në vendin tonë dhe është kthyer në një shqetësim serioz. Nisur nga kjo, Konfindustria kërkon ngritjen e një Komisioni Hetimor për çmimin e karburanteve.

Duke vënë theksin te pasojat e rënda dhe afatgjata në ekonomi, Konfindustria vlerëson se “përplasjet e ashpra politike e kanë lënë të papërfaqësuar mbrojtjen e interesit publik edhe në çështje me rëndësi thelbësore, sikurse është edhe kriza e karburanteve dhe energjisë elektrike”. 

Sipas saj, krijimi i Komisionit Hetimor parlamentar është i domosdoshëm sepse politikat ekzekutive dhe agjensitë rregullatore kanë dështuar. Konfindustria nënvizon ekzistencën e korrupsionit, duke evidentuar “tipare të qarta të pranisë së korrupsionit të nivelit më të larte të kapjes së shtetit”.

Në reagimin e saj thuhet se rritja e njëkohshme dhe e përsëritur e çmimeve është tregues i qartë i pranisë së karteleve, monopoleve dhe oligopoleve në tregun e karburanteve.

Por jo vetëm. Ajo thekson se situate është e ngjashme edhe në tregun e energjisë elektrike. Konfindustria thotë se Shqipëria prej kohësh ka çmimet më të larta dhe cilësinë më të dobët në rajon dhe më gjerë të karburanteve.

Ajo paralajmëron se në rast të mosndryshimit të politkave të deritashme shtetërore çmimet e karburanteve dhe energjisë rrezikojnë të rriten më tej.

 

Të fundit