Flash News

E-TJERA

Qeveria dhe SPAK përballen sot në Kushtetuese për çështjen Balluku

Qeveria dhe SPAK përballen sot në Kushtetuese për

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë sot përplasjen institucionale mes qeverisë dhe SPAK lidhur me pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Seanca, e planifikuar të nisë në orën 10:00 dhe me relator gjyqtarin Sandër Beci, vjen pas ankimit të kryeministrit Edi Rama kundër vendimit të GJKKO-së.

Kryeministri kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme, e cila urdhëroi pezullimin e Ballukut nga funksioni, duke e cilësuar atë si tejkalim të kompetencave të pushtetit gjyqësor mbi atë ekzekutiv. Sipas Ramës, një vendim i tillë cenon ndarjen e pushteteve dhe bie ndesh me Kushtetutën, e cila i njeh Kryeministrit ekskluzivitetin për propozimin dhe përbërjen e qeverisë.

Në seancë janë thirrur si palë të interesuara jo vetëm përfaqësues të qeverisë, por edhe të SPAK-ut, GJKKO-së, Kuvendit dhe Presidencës, duke e kthyer këtë proces në një çështje me peshë të gjerë institucionale.

Aktualisht, Belinda Balluku është rikthyer në detyrë përkohësisht, pas një vendimi të mëparshëm të Kushtetueses, deri në dhënien e verdiktit përfundimtar mbi ankimin e Kryeministrit.

Të fundit