Flash News

E-TJERA

Qeveria e mban të fshehtë, zbardhen disa nga pikat e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për refugjatët

Qeveria e mban të fshehtë, zbardhen disa nga pikat e marrëveshjes

Ndonëse deri tani qeveria shqiptare e mban të fshehtë, Agjencia për Media dhe Informim ka publikuar sot disa nga pikat e marrëveshjes së firmosur dje mes qeverisë Italiane dhe asaj shqiptare për fuqizimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit.

Konkretisht neni 3 i kësaj marrëveshje përcakton se Italia merr në përdorim sipërfaqe të territorit shqiptar për ngritjen e strukturave pritëse.

Neni 4 parashikon se Italia ngre tërësisht me shpenzimet e saj, strukturat për qëndrimin e migrantëve, edhe kufiri maksimal do të jetë jo më shumë se 3 mijë persona të strehuar në të njëjtën kohë.

Në një pikë tjetër thuhet se Italia përballon çdo shpenzim për migrantët e strehuar përfshirë çdo kosto të kujdesit shëndetësor dhe çdo kosto tjetër të parashikuar që mund t’i vijë palës shqiptare. Në marrëveshje përcaktohet se afati maksimal i qëndrimit të një emigranti nuk mund të jetë më i madh se koha e nevojshme për procedurat e azilit/mbrojtjes.

Po ashtu, pala italiane kryen me shpenzimet e saj largimin e migrantëve nga Shqipëria.  

 

 

 

 

Të fundit