Flash News

E-TJERA

Qeveria emëron drejtorët e rinj të Agjencisë së Mbikëqyrjes Financiare dhe Autoritetit të Aviacionit Civil

Qeveria emëron drejtorët e rinj të Agjencisë së

Këshilli i Ministrave ka emëruar drejtues të rinj pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Financiare dhe Autoritetit të Aviacionit Civil.

KM vendosi që Mimoza Kaçi emërohet në funksionin e drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit, ndërsa kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil u emërua Lilika Radovica.

Njoftimi:

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   TË KANDIDATURËS SË NJË ANËTARI TË BORDIT  TË AUTORITETIT TË MBIKËQYRJES FINANCIARE         PËR USHTRIMIN E FUNKSIONIT TË DREJTORIT   TË PËRGJITHSHËM EKZEKUTIV TË AUTORITETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 6, të ligjit nr.9572,                    datë 3.7.2006, “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të kandidaturës së                 znj. Mimoza Kaçi, anëtare e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, e cila mban funksionin e nëndrejtorit Ekzekutiv, lirohet nga ky funksion dhe emërohet në funksionin e drejtorit të Pëgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit, për periudhën e mbetur të mandatit si anëtare e bordit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU

*

V E N D I M

PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.221, DATË 12.3.2020,   TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR EMËRIMIN E KRYETARIT DHE TË ANËTARËVE TË KËSHILLIT DREJTUES TË AUTORITETIT TË AVIACIONIT CIVIL”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 5, të                                 ligjit nr.53/2022, “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit të Aviacionit Civil”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në pikën 1, të vendimit nr.221, datë 12.3.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, z. Dritan Gjonbalaj, kryetar, zëvendësohet me znj. Lilika Radovica.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU

 

Të fundit