Flash News

E-TJERA

Qeveria fal borxhet tatimore pak ditë para zgjedhjeve të pjesshme lokale

Qeveria fal borxhet tatimore pak ditë para zgjedhjeve të pjesshme

Vetëm katër ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të pjesshme lokale, qeveria ka propozuar një projektligj për faljen dhe shuarjen e detyrimeve tatimore dhe doganore, që parashikon lehtësime financiare për biznese dhe individë gjatë vitit 2026.

Projektligji, i cili është pjesë e paketës fiskale 2026 “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë” dhe synon të lehtësojë barrën ekonomike të tatimpaguesve, sipas qeverisë.

Dokumenti është hartuar nga Ministria e Financave dhe u është dërguar për mendim Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit. Ai pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2026 dhe do të zbatohet deri më 31 dhjetor 2026.

Megjithatë, koha e miratimit të nismës, që vjen vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve të pjesshme lokale, ka ngjallur diskutime mbi motivet e saj politike dhe efektet që mund të ketë në elektorat. Kritikët e qeverisë e shohin si një lëvizje me prapavijë elektorale, ndërsa mazhoranca e prezanton si një masë ekonomike për rimëkëmbje dhe ndihmë ndaj biznesit.

Të fundit