Flash News

E-TJERA

Qeveria "fik" TikTok-un në Shqipëri, platforma nuk funksionon

Qeveria "fik" TikTok-un në Shqipëri, platforma nuk

Nga sot, platforma TikTok nuk do të funksionojë në Shqipëri, për një periudhë 12 mujore. Vendimi u mor disa javë më parë nga qeveria, si një masë e përkohshme për të shmangur ndikimet negative dhe për të rritur sigurinë tek fëmijët.

Ishte vetë Rama i cili njoftoi në Facebook fikjen e TikTok në celularë. Kryeministri bëri edhe një paralajmërim për ata qytetarë që tentojnë të përdorin VPN.

“Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar për telefonat smart dhe nga ana tjetër, mënyra për t’ju shmangur bllokimit duke përdorur VPN falas është shumë e rrezikshme pasi dihet botërisht se hackerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit. Kijeni parasysh këtë gjë dhe duroni pa TikTok për ca kohë deri kur të përfundojmë programin e përbashkët me kompaninë, e cila do të vijë së shpejti në Shqipëri dhe do të paraqesë planin për adoleshentët”, tha Rama.

Platforma nuk fuksionon më në disa aparate celularë dhe në faqen kryesore shfaqet vetëm një tabelë me mbishkrimin: "Nuk ka lidhje interneti. Kliko për të riprovuar."

Qeveria "fik" TikTok-un në Shqipëri, platforma nuk

Kryeministri i cili hodhi idenë e mbylljes së platformës, të cilën e quajti “rrugaçi i lagjes”, vendosi mbylljen e TikTok disa javë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Ky vendim është cilësuar nga opozita, gazetarë, analistë si një censurë ndaj lirisë së shprehjes dhe masë që do t’i shërbejë në fushatën elektorale.

Të fundit