Flash News

E-TJERA

Qeveria hap tender 392 milionë euro për ndërtimin e portit të ri të Porto Romanos

Qeveria hap tender 392 milionë euro për ndërtimin e portit

Qeveria hapi sot garën për tenderin e portit të ri tregtar të Porto Romanos. Vlera e fondit limit për ndërtimin e portit do të jetë plot 392 milionë euro.

Ishte vetë kryeministri Rama që njoftoi edhe koston totale që qeveria do të vjelë për të ndërtuar portin.

Është hapur gara për tenderin e ndërtimit të porit të ri tregtar në Porto Romano. Pasi kompania e njohur holandeze RoyalHaskonening ka përfunduar fazën e studimit të fizibilitetit dhe projektimit, fondi limit për ndërtimin e veprës së re do të jetë 392 milionë euro.

Rama e mbrojti projektin duke përmenduar NATO-n duke thënë se përfshirja e aleancës i shton projektit edhe rëndësinë që lidhet me sigurinë.

“Në bashkërendim me NATO jemi duke punuar për financimin e zonës ushtarake pranë këtij porti, duke i shtuar kështu projektit edhe rëndësinë që lidhet me sigurinë, jo vetëm të Shqipërisë, por edhe më gjerë”, deklaroi Rama.

Të fundit