Flash News

E-TJERA

Qeveria “harron” kompensimin e naftës për transportin, operatorët ende në pritje të udhëzimit

Qeveria “harron” kompensimin e naftës për transportin,

Kanë kaluar tre javë nga prezantimi i Paketës së Rezistencës Sociale për përballimin e krizës dhe rritjes së çmimeve.

Pjesë e mbështetjes nga qeveria, janë edhe operatorët e shërbimit të transportit, të cilëve iu premtua kompensimi i naftës me 100 lekë/litër. Këshilli i Ministrave ende nuk ka dalë me një vendim të miratuar për udhëzimin e dhënë.

Operatorët janë ende në pritje të udhëzimit për të aplikuar skemën, ndërsa çmimi i karburantit në vend vijon të mbetet i lartë. Drafti i prezantuar nga qeveria, parashikon që kompensimi i operatorëve të bëhet çdo muaj.

Kujtojmë se qeveria vendosi ngritjen e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburanteve, për të përcaktuar çmimin në treg. Çdo pikë që bie në kundërshtim me vendimin e bordit, do të gjobitet duke shkuar deri në heqjen e licencës për tregtarin.

Burimi: SCAN TV

 

Të fundit