Flash News

E-TJERA

Qeveria “harron” kompensimin, transporti paralajmëron reduktim të mjeteve të qarkullimit

Qeveria “harron” kompensimin, transporti paralajmëron reduktim

Pavarësisht deklaratës për një mbështetje me 100 Lekë/litri, qeveria ende nuk ka dhënë asnjë ndihmë për Shoqatën e Transportit.

Për Top Channel, kreu i shoqatës Dashnor Mmeaj, ka paralajmëruar se çdo vonesë në miratim, shton më shumë vështirësinë e transportit për të përballuar situatën. Memaj paralajmëroi se mund të ketë edhe një reduktim të mjeteve të qarkullimit urban.

“Në momentin që do të vonojë kompensimi ne nuk jemi në gjendje t’ia dalim. Nga 2 autobusë sot, nesër do nxjerrim 1″, tha Memaj.

Ai shtoi se nëse situata vijon të mbetet e njëjtë, operatorët do t’i drejtohen qeverisë me kërkesat e vjetra.

“Ne do t’i rikthehemi te pikat ekonomike që ne kemi kërkuar prej kohësh: ulja e pragut të TVSH-së në shitje, rimbursimi i akcizës dhe taksës së qarkullimit dhe rimbursimi i kategorive që udhëtojnë falas”, shtoi Memaj.

Të fundit