Flash News

E-TJERA

Qeveria hedh për konsultim amnistinë fiskale: Deklarim vullnetar deri në 2 milionë euro

Qeveria hedh për konsultim amnistinë fiskale: Deklarim vullnetar deri

Qeveria ka hedhur për konsultim amnistinë fiskale ku parashikohet vetëdeklarim i pasurive deri në 2 milionë euro.

Çdo person që deklaron të ardhurat e tij do të paguajë nga 7% deri në 10%. Konkretisht, nëse vetëdeklarimi realizohet në 4 muajt e parë pas hyrjes në fuqi të ligjit tatimi do të jetë 7% . Pas afatit 4 mujor, tatimi do të jetë 10%.

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve do të ngrihet Njësia për Mbikëqyrjen e Deklarimit Vullnetar të Pasurive. Sipas draftit, shuma që deklarohet dhe derdhet në bankë nuk mund të transferohet jashtë shtetit për një periudhë të paktën 5-vjeçare nga momenti kur është depozituar në llogari.

Në të kundërt subjekti që shkel rregullin do të duhet të paguajë penalitet në masën 30% të shumës së transferuar.

Kujtojmë se nga amnistia fiskale përjashtohen funksionarët e lartë të shtetit dhe subjektet e krimit.

Të fundit