Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Qeveria i bën hije energjisë diellore, si po zvarriten procedurat për fotovoltaikët

Në datën 26 gusht, 1 kwh energji e llogaritur me çmimin e Bursës Hungareze kushtonte rreth 86 lekë.
A e dini sa e shiti 1 kwh energji që hodhi si tepricë në rrjet një biznes në Shqipëri? Zero lekë! Bëhet fjalë për atë grup biznesesh që po përpiqen të mbijetojnë mes një rritje të çmendur të çmimeve në çdo drejtim, duke instaluar për vetëprodhim impiante fotovoltaikë.
Kriza e energjisë, që po merr përmasa të frikshme në botë, ka kapur të papërgatitur edhe qeverinë shqiptare, e cila ndër vite ishte rehatuar mes planesh e strategjish.
Diversifikimi, që sot nuk mund të bëjnë fresk në zagushinë e fundit të verës, paralajmëron kohë edhe më të vështira. Kriza e energjisë tek ne filloi të ndihej në deklarata, por edhe fatura në korrik-gushtin e vitit të shkuar, por për botën kishte dhënë sinjale më herët, duke parashikuar efektin që do të vinte nga rigjallërimi i aktivitetit ekonomik pas pandemisë.
Biznesi në tregun e lirë në atë kohë kaloi në panik nga çmimet e energjisë, ku kontratat me 8 lekë/kwh u katërfishuan në vlerë brenda pak javësh.
Grupi i instalatorëve të impianteve fotovoltaikë, duke parë interesin e rritur të biznesit që kërkonte të amortizonte këtë kosto, parashtroi para qeverisë një listë të gjatë me kërkesa, të cilat deri më sot kanë marrë miratime e kundërshtime tryezash, por edhe premtime.
Fakt është që ligji “Për burimet e rinovueshme të energjisë” mbetet në diskutime, por pa një miratim konkret të ndonjë mase nxitëse.
Me të drejtë, qeveria ka qenë e angazhuar në miratimin e licencave për bizneset e interesuara për të prodhuar energji për shitje, si një formë e rritjes së diversifikimit, por përpjekjet e saj nuk kanë qenë të njëjta për të ndihmuar të gjitha grupet. Këtu flasim edhe për vetëprodhuesit, ku interesi raportohet se është 2-4-fish më i lartë nga kompania në kompani.
Kërkesat në vesh të shurdhër, ekspertët propozojnë netim vjetor
Në nëntor të vitit të shkuar, instalatorët e impianteve fotovoltaikë i drejtuan një listë me kërkesa qeverisë, duke nisur nga rritja e kapacitetit të instalimit që aktualisht është 500 kwp e deri te vendosja e një bilanci vjetor neto.
Me premtimin se të gjitha do të analizoheshin, qeveria ngriti një grup pune për të bërë vlerësimin e kërkesave, por edhe pse parimisht kanë dhënë konsensus për disa pika dhe kundërshtime për të tjera, zyrtarisht nuk ka asnjë nismë ligjore që të reflektojë këto.
Qeveria ka rezerva lidhur me bilancin vjetor neto të energjisë, që do të thotë se një biznes, i cili ka instaluar një impiant për vetëprodhim, mund ta marrë energjinë që prodhon në verë edhe në dimër, apo anasjelltas.
Kjo lidhet më shumë me frikën se mund të rezultojë financiarisht jo efektive për kompanitë publike të energjisë, duke i ngarkuar ato me kosto, ndaj zgjidhja ka qenë ajo e bilancit mujor. Por, kjo në fakt rezulton me kosto për biznesin që ka ndërmarrë këtë investim, duke zgjatur kthimin e investimit dhe njëkohësisht bëhet frenues për ata që duan të ndërmarrin një investim të kësaj natyre.
Ekspertë të sektorit energjetik, në një panair energjie të zhvilluar këtë vit në Expocity, bënë një prezantim të përfitimeve që mund të kishte ndërmarrja e një nisme me faturim neto vjetor. Sipas tyre, nëse çmimet e energjisë elektrike pritet të rriten sikurse po ndodh, atëherë një
qasje e faturimit neto është më superiore sesa një qasje e matjes neto. Faturimi neto gjithashtu e bën më të lehtë përshtatjen me normën e kthimit të investimit gjatë kohës së vetëshlyerjes.
“Faturimi neto është gjithashtu më i lehtë për të kaluar në një tjetër pikë referimi në të ardhmen (p.sh. çmimi i tregut me shumicë). Ndryshimi i ligjit për Faturimin Neto kërkon ndryshime shumë të vogla në ligjin ekzistues 7/2017” – do të vlerësonte një nga këta ekspertë, duke propozuar se netimi vjetor do të ishte një zgjidhje në kushtet aktuale dhe kosto fikse e rrjetit duhet të rritet në mënyrë të arsyeshme.
Rritet kërkesa për instalimin e impianteve, por edhe kostot
Operatorët e tregut raportojnë për rritje të shpejtë të kërkesës nga biznesi për të instaluar impiante fotovoltaikë për vetëprodhim. Nga kompania në kompani, kjo kërkesë rezulton e dyfishuar, madje edhe e katërfishuar.
“Sigurisht që ka shumë interes. Nëse i referohemi 6-mujorit të parë të këtij viti, krahasuar me vitin 2021, interesi është dyfishuar. Kuptohet që gjërat janë ndërlikuar disi më shumë për shkak të luftës Rusi-Ukrainë dhe kostove të lëndëve të para, por interesi mbetet”, – pohon Armand Skuqi, administrator i “Solares”.
Edhe Anduel Çekrezi, përfaqësues i “EuroElektra” vëren të njëjtën tendencë. Sipas tij, madje, bizneset që janë në tregun pjesërisht të liberalizuar – të lidhur në tension 20, 10, 6 kilovolt dhe po furnizohen me një çmim preferencial nga qeveria, – po nxitojnë të instalojnë impiante për t’i paraprirë daljes së plotë në treg.
“Ecuria ka qenë shumë e mirë, duke pasur parasysh kërkesën në treg. Nëse marrim në vlerësim efektin e krizës së energjisë, mund të themi që ka qenë e lartë, sepse çmimet janë rritur dhe kanë prekur sidomos ata në treg të lirë, por kanë nxitur edhe ata në tregun pjesërisht të lirë.
Do të thosha madje që ky grup i lidhur në tension 20, 10, 4 kilovolt ka qenë edhe më aktiv në interes dhe projekte, pasi duan që t’i paraprijnë situatës, sepse mendojnë që në fund të vitit do të përballen me çmimin real të energjisë në bursa. Mund të them që interesi është 3-4 herë më i lartë në raport me parakrizën”, – nënvizon ai.
Operatorët nënvizojnë se ka një rritje të çmimeve të materialeve, duke rritur koston totale të instalimit të një impianti në raport me periudhën e parakrizës që luhatet mes 20-25%. Sipas Rako Paja, administrator i AR Ecoenergjia sh.p.k., rritja erdhi si efekt i krizës së post-pandemisë dhe luftës në Ukrainë.
“Kostot e materialeve dhe pajisjeve, por edhe kosto të tjera indirekte janë rritur për shkak të rritjes së çmimeve të lëndëve të para e më pas materialeve në tregun global. Kjo nisi si efekt i rikthimit të normalitetit të ekonomisë pas mbylljes nga COVID-19 dhe më pas, presionin e rriti edhe lufta në Ukrainë.
Kostot e materialeve janë rritur deri në 20%. Mungesa e materialeve dhe pajisjeve, për shkak të problematikës së krijuar nga kostot e transportit ndërkombëtar dhe linjave të furnizimit është problemi më i madh në aspektin e dorëzimit në kohë të porosive”, – pohon Paja. Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38