Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Qeveria i fal taksat investitorit të Portit të Durrësit, si ndryshoi emrin aksioneri kryesor me kapital 10 mijë lekë

Shteti shqiptar nuk është mjaftuar vetëm me dhurimin e mbi 800 mijë metër katror investitorit që do të ndërtojë projektin e “Durrës Yacht and Marina” atje ku është sot porti i Durrësit. Sipas Marrëveshjes të siguruar nga gazeta “Panorama” investitori që do të fitojë 3.2 miliardë euro dhe 800 mijë metër katror truall në portin e Durrësit do të përjashtohet edhe nga taksa e strehimit social dhe të ndikimit në infrastrukturë. “Brenda afateve kohore të përshtatshme të parashikuara në Legjislacionin e Zbatueshëm, Zhvilluesi merr përsipër të paguajë çdo tatim, taksë, tarifë ose detyrim të ngjashëm që mund të kërkohet nga Entiteti qeveritar përkatës për lëshimin e lejes së ndërtimit, nëse ka, përveç taksës për strehimin social dhe taksës për ndikimin infrastrukturor sipas dispozitave të marrëveshjes kuadër.
Zhvilluesi ndjek të gjitha procedurat e nevojshme administrative dhe dorëzon të gjitha dokumentet e nevojshme, që parashikohen nga legjislacioni i zbatueshëm për të mundësuar regjistrimin e lejes së ndërtimit në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) brenda afatit kohor të parashikuar në Nenin 48 të Ligjit për Kadastrën”, thuhet në nenin 3.04 me titull “Zbardhja, Pagesa e Taksave dhe Regjistrimi i Lejes së Ndërtimit”. Porti i Durrësit do të jepet për 35 vite me koncesion, ndërsa në marrëveshje thuhet se investitori strategjik do të lejohet të bëj nënkontraktime për të zhvilluar projektin.
“Investitori strategjik ka të drejtë të lidhë nënkontrata për zbatimin e punimeve të ndërtimit dhe çdo lloj kontrate tjetër, me qëllim realizimin e objektit të kësaj marrëveshjeje. Në të gjitha kontratat, investitori strategjik është i detyruar të respektojë kushtet e kësaj marrëveshjeje dhe kufizimet e marrëveshjes kuadër. Investitori strategjik është përgjegjës për përmbushjen e detyrimeve të tij sipas kësaj marrëveshjeje, pavarësisht faktit nëse punimet e ndërtimit apo mirëmbajtjes janë realizuar nga vetë ai ose nënkontraktorët e ndërtimit apo mirëmbajtjes”, thuhet në një tjetër nen të marrëveshjes.
KUSH ËSHTË INVESTITORI STRATEGJIK
Komiteti i Investimeve Strategjike (KIS) me Vendimin nr. 14/6 Prot. datë 2.12.2021 (Vendimi i Parë i KIS-it) i dha “Symphony”-së paraprakisht dhe në mënyrë të kushtëzuar, statusin e investitorit strategjik në përputhje me Ligjin nr. 55/2015 “Për Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, duke e njohur gjithashtu projektin si një investim strategjik. Me Vendimin nr. 14/45, datë 18.7.2022 (Vendimi i Përkohshëm i KISit), KIS-i amendoi Vendimin e parë të KIS-it, ndër të tjera duke: (i) pranuar ndryshimin e emrit të “Symphony”-së në “Eagle Hills”; (ii) ndryshuar disa afate; (iii) udhëzuar që “Eagle Hills”-i dhe ASDC-ja të lidhin një memorandum mirëkuptimi për qëllimin e realizimit të fazës pilot të zhvillimit (siç përcaktohet më poshtë).
Dyshimet për rrënjët e “Eagle Hills”, e cila ishte më parë “Simphony”
Në korrik të vitit të kaluar, MCN-ja publikoi një investigim, sipas së cilës, kompania që do të përfitojë qindra hektarë tokë shtetërore falas në portin e Durrësit, vjen nga ishujt Kejmen dhe është themeluar vetëm pak muaj më parë. Zyrtarisht, qeveria ka paraqitur si zhvillues dhe financues të projektit, themeluesin e grupit arab “Emar”, Muhamed Alabar. Por me sa duket, Alabar ka vendosur që të vijë në Shqipëri, jo përmes grupit “Emar”, por me kompani “offshore” nga ishujt Kejmen.
Dokumentet e siguruara nga MCN-ja, tregojnë se në 25 maj të 2021, në Qendrën Kombëtare të Biznesit është regjistruar një kompani me emrin “Symphony Real Estate Development”. Kjo kompani ka një kapital prej vetëm 10 mijë lekë dhe administrator i saj rezulton shtetasi Oltjan Hoxholli, një avokat partner në studion ligjore “LPA”. Por, Hoxholli është thjesht një nëpunës i emëruar. Pronari i “Symphony Real Estate” është një kompani guackë nga ishujt Kejmen e quajtur “Symphony Invest Limited”. E themeluar në ishujt Kejmen në 23 shtator të vitit të kaluar, “Symphony Invest Limited” është kompania, me të cilën qeveria shqiptare ka lidhur marrëveshje prej 2 miliardë dollarësh për rizhvillimin turistik të portit të Durrësit përmes një ligji special, si ai i Teatrit Kombëtar që rrëzoi Gjykata Kushtetuese. Por, kush qëndron pas kësaj kompanie “offshore”?/ Panorama.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38