Flash News

E-TJERA

Qeveria i transferon 2 miliardë lekë Autoritetit Civil. A është ky një financim për satelitët?

Qeveria i transferon 2 miliardë lekë Autoritetit Civil. A

Një javë më parë, qeveria lëshoi satelitët Albania 1 dhe Albania 2 me argumentin se do të ndihmojnë në rritjen e sigurisë me monitorimin e specializuar të gjithë territorit shqiptar.

Satelitët do t’i kushtojnë jo pak shqiptarëve, por 6 milionë dollar. Ky shpenzim i majmë vjen në kohë krize.

Kontrata parashikon se satelitët do të jenë në përdorim për tre vjet. Së fundmi, qeveria ka transferuar një shumë prej 2 miliardë lekësh tek Autoriteti i Aviacionit Civil.

Sipas të dhënave të thesarit, urdhri për kalimin e kësaj shume është firmos më 27 dhjetor të vitit që lamë pas.

Ajo që bie në sy është se nuk jepen detaje se ku do të shpenzohen këto para. Nisur nga kjo ngrihen dyshime se ky fond mund të jetë përdorur për satelitët, ose për për “gropën” që ka shkaktuar vlera e lartë e tyre.

Qeveria i transferon 2 miliardë lekë Autoritetit Civil. A

Të fundit