Flash News

E-TJERA

Qeveria ‘këmben’ pasaportat e arta me leje unike, forcohet titulli i investitorit të huaj

Qeveria ‘këmben’ pasaportat e arta me leje unike, forcohet

Të gjithë shtetasit e huaj që vijnë në Shqipëri dhe investojnë deri në 10 milionë lekë do të përfitojnë një leje unike nën statusin e investitorit. Udhëzimi i qeverisë është publikuar në Fletoren Zyrtare.

Sipas udhëzimit të qeverisë, kompetencat i ngarkohen Departamentit për Kufirin dhe Emigracionin dhe Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive për zbatim.

Autoritetet që do të bashkëpunojnë në lëshimin e vizave dhe lejeve unike janë Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, SHISH dhe Ministria e Brendshme, me autoritetet përkatëse.

Aplikimi për vizën dhe lejen unike do të bëhet online, sikurse edhe shyqrtimi apo pranimi i saj. Pas pranimit të aplikimeve për vizë pullë ose elektronike dhe pagesës së tarifës së vizës, konsulli brenda  ditës, procedon aplikimet pranë DÇK (Drejtoria e Çështjeve Konsullore).

Kujtojmë se qeveria fillimisht propozoi ligjin për ‘pasaportat e arta’, që parashikojnë dhënien e shtetësisë shqiptare për të huajt kundrejt investimeve. Ligji në fjal u kundërshtua me forcë nga opozita e vendit dhe ndërkombëtarët.

Bashkimi Evropian i bëri thirrje të vazhdueshme qeverisë të tërhiqej nga ‘pasaportat e arta’ pasi ligji mund të vendoste në rrezik luftën kundër korrupsionit.

UDHËZIM I PËRBASHKËT

Nr.240, datë 16.12.2022

PËR PËRCAKTIMIN E VLERËS SË INVESTIMIT PËR PAJISJEN ME LEJE UNIKE PËR INVESTITOR

Në  mbështetje  të  pikës  4,  të  nenit  102,  të  Kushtetutës  së  Republikës  së  Shqipërisë  dhe  të pikës 6, të nenit 69, të ligjit nr. 79/2021, “Për të  huajt”,

UDHËZOJMË:

1.  Vlera  e  investimit  për  aktivitetin  ekonomik, për të huajin që pajiset me leje unike si investitor, të jetë jo më pak se 10.000.000 (dhjetë milionë) lekë.

2.  Ngarkohet  Departamenti  për  Kufirin  dhe  Migracionin  dhe  Agjencia  Kombëtare  e  Punësimi t dhe Aftësive për zbatimin e këtij udhëzimi.

Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet  në Fletoren Zyrtare.

MINISTËR I BRENDSHËM

Bledar Çuçi

MINISTËR I FINANCAVE

DHE EKONOMISË

Delina Ibrahimaj

Të fundit