Flash News

E-TJERA

Qeveria kërkon borxh nga BB: 40 milionë USD për të zgjeruar paketën e Ndihmës Ekonomike

Qeveria kërkon borxh nga BB: 40 milionë USD për të zgjeruar

Qeveria shqiptare ka kërkuar 40 milionë dollarë borxh nga Banka Botërore për një projekt si “Shërbimet e Integruara për Jetesën e Pavarur”.

Bazuar në dokumentet e projektit, sipas Monitor, parashikohet që të kalojë në fazën paraprake në muajin Tetor dhe vitin tjetër të merret në konsideratë nga bordi. Projekti në fjalë synon rishikimin e skemës së përfitimit të Ndihmës Ekonomike, për të ofruar më shumë mbështetje dhe për të përfshirë më shumë individë përfitues.

“Ky projekt i propozuar do të synonte përmirësimin e efikasitetit të ndihmës sociale duke zgjeruar aplikimin e sistemit të vlerësimit të aftësisë së kufizuar në mbarë vendin dhe rishikimin e të gjitha përfitimeve të aftësisë së kufizuar për të ofruar mbështetje më efektive, përditësim të sistemit të Ndihmës Eknonomike (NE) për të siguruar mbështetje më efektive, duke përmirësuar përshtatshmërinë e përfitimit dhe vendosjen e dispozitave që do të lejojnë NE të zgjerohet me shpejtësi në përgjigje të goditjeve të ardhshme”, thuhet në dokumentin e projektit.

Projekti mbi “Jetesën e Pavarur” do të mbështesë ofrimin e shërbimeve sociale të integruara dhe do të mbështesë punësimin duke zgjeruara programet që mundësojnë përfshirjen e përfituesve të ndihmës ekonomike. Projekti gjithashtu, synon edhe aktivizimin dhe promovimin e personave me aftësi të kufizuar në mënyrë që të marrin shërbimet e kërkuara.

Propozohet që projekti të përbëhet nga katër komponentë:

Komponenti i parë do të mbështeste zbatimin e Strategjisë së Ndihmës Ekonomike duke: (i) mbështetur parashikimin e mbështetjes për nxitjen e punësimit për përfituesit e NE; dhe (ii) përmirësimin e efikasitetit të NE, duke përfshirë forcimin e aftësisë së tij për t’iu përgjigjur goditjeve të shkaktuara nga klima.

Komponenti i dytë do të forcojë sistemin e vlerësimit të aftësisë së kufizuar dhe do të mbështesë ofrimin e shërbimeve sociale për personat me aftësi të kufizuar, me fokus mbështetjen e specializuar, për të promovuar jetesën e tyre të pavarur.

Komponenti i tretë do të mbështesë menaxhimin e projektit. Komponenti i katërt do të jetë një Komponent me kosto zero i reagimit në urgjencë (CERC).

Të fundit