Flash News

E-TJERA

Berisha: Dhëndëri i Troplinëve emërohet nga qeveria si kreu i AKB, po merr të gjithë bregdetin

Berisha: Dhëndëri i Troplinëve emërohet nga qeveria si kreu

Agjencia për Mediat dhe Informim ka njoftuar sot vendime të fundit të qeverisë, ku ka pasur ndryshime në drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe në ministrinë e Arsimit.

Gjatë mbledhjes, Këshilli i Ministrave vendosi të emërojë Xheni Beqaj, në krye të Agjensisë Kombëtare të Bregdetit të Shqipërisë.

Kryedemokrati Sali Berisha reagoi pas këtij vendimi duke theksuar në rrjetet sociale se Xheni Beqaj është dhëndri i Troplinëve. 

"Karteli i Troplinëve pas portit të Durrësit merr të gjithë bregdetin, dhëndri i tyre Xheni Beqaj emërohet nga Ramaduro car i Bregdetit!
Dënoj me forcën më të madhe vendimin që dëshmon se droga është vendimarrëse kryesore e Shqipërisë!", shkruan Berisha. 

Berisha ka akuzuar më herët se Troplinët kanë pasur nën administrim Portin e Durrësit.

“Troplinët kanë 4 vite që përdorin Portin e Durrësit, ku nuk kapet asnjë kg kokainë. Aty nuk ishte pushim. Aty ishte Poja, kishte Elvis Doçin në zyrë. Ai është në kërkim, por ata aty po jepnin fitimin e ngarkesave të fundit”, ka deklaruar Berisha javes së kaluar.

Të fundit